Angazhohu
Nëse secili bën nga pak, së bashku bëjmë shumë
Vullnetarët përbëjnë një vlerë të shtuar për organizatën. QZHK rekruton vazhdimisht vullnetarë, kryesisht të rinj 18–30 vjeç, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, politike apo kualifikimin — mjafton të jenë të motivuar.

Trajnohesh, kontribuon, rritesh
Vullnetarët trajnohen për tematika me interes për komunitetin dhe më pas kontribuojnë drejtpërdrejt në aktivitete komunitare, mjedisore dhe sociale, duke mbështetur organizatën në realizimin e projekteve të saj.
- Të drejtat e njeriut
- Mbrojtja e mjedisit
- Shëndeti publik
- Politikat e zhvillimit
- Etika e punës
- Shkrimi dhe menaxhimi i projekteve të vogla
Partneriteti
“Të gjithë ofrues dhe të gjithë përfitues”
E vlerësojmë partneritetin si instrument për të maksimizuar rezultatet. Kemi ndërtuar partneritete me biznese, institucione, organizata, donatorë dhe komunitete. Tek ne ka prevaluar partneriteti trepalësh: organizatë – komunitet – donator.
Për institucionet
Asistencë teknike, hartim politikash e strategjish dhe monitorim zbatimi.
Për bizneset
Ekspertizë për standardet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përgjegjësinë sociale.
Për donatorët
Zbatim projektesh me raportim narrativ e financiar sipas udhëzimeve dhe auditim vjetor.
Për komunitetet
Informim, grupe komunitare, trajnime dhe përfaqësim i nevojave lokale.
