Rreth nesh

Njëzet vjet punë me komunitetin, hap pas hapi

Qendra për Zhvillim Komunitar (QZHK) është qendër e pavarur nga shteti, jopolitike dhe jofitimprurëse, e regjistruar më 14 dhjetor 2004 me Vendim Nr. 204, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Rrëfim historik

Ideja e themeluesve për të krijuar një organizatë me fokus zhvillimin e komunitetit e ka origjinën në vitin 2004. Gëzim Osman Vata, Edlira Ahmet Daci, Nexhmije Skënder Marku dhe Islam Tasim Lusha u bindën se zhvillimi i vendit kërkonte jo vetëm angazhimin e institucioneve, por edhe një shoqëri civile aktive.

Më 20 nëntor 2004 u nënshkrua Akti i Themelimit dhe u miratua Statuti. Kapitali fillestar ishte vetëm 4.000 lekë, i siguruar në mënyrë të barabartë nga themeluesit. Më 14 dhjetor 2004, me Vendimin Nr. 204, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi regjistrimin e QZHK-së si person juridik.

Nga zhvillimi demokratik, kultura dhe turizmi, tek zhvillimi social, mjedisi, shëndeti, ekonomia dhe bujqësia, QZHK ka synuar një qasje sa më pranë nevojave reale të komunitetit — me fokus te fëmijët, të rinjtë, gratë, pensionistët, prodhuesit, konsumatorët dhe njerëzit në nevojë.

Sot, pas më shumë se 20 vitesh, historia jonë është historia e njerëzve që zgjodhën të kontribuojnë. Ne besojmë se kontributi ynë është vetëm një pjesë e vogël përballë problemeve të vendit, por nëse secili bën nga pak, të gjithë së bashku mund të bëjmë shumë.

Trajnim komunitar i organizuar nga QZHK

Vizioni

Të jemi një organizatë lider në nivel kombëtar dhe rajonal, me kapacitet të matshëm në hartimin dhe zbatimin e politikave, programeve dhe projekteve për zhvillim të qëndrueshëm.

Misioni

Të punojmë për zhvillimin demokratik, social, ekonomik, ekologjik, shëndetësor, kulturor, turistik dhe bujqësor, nëpërmjet kërkimit, hartimit dhe zbatimit të projekteve që sjellin rezultate konkrete e të matshme për komunitetin.

Qeverisja

Struktura organike

Bordi i Drejtorëve

Organi më i lartë vendimmarrës: miraton buxhetin, rregullon veprimtarinë e brendshme dhe vendos për çështjet kryesore ekonomike e financiare.

Drejtori Ekzekutiv

Drejton veprimtarinë e përditshme, zbaton vendimet e Bordit dhe përfaqëson organizatën në marrëdhënie me të tretët.

Departamentet

Kulturë, shoqëri civile e administratë; fëmijë, rini e gra; zgjedhje të lira; bujqësi, ekonomi e turizëm; mjedis, shëndet publik e zhvillim urban; të drejtat e njeriut, integrim evropian e antikorrupsion.

Degët, zyrat dhe vullnetarët

Degë në qarqet Vlorë, Korçë dhe Shkodër, zyra në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe vullnetarë të trajnuar në mbarë vendin.

Ekspertiza

Çfarë bëjmë mirë

  • Hartim, zbatim dhe monitorim projektesh dhe programesh zhvillimore.
  • Kërkime dhe vlerësime sociale, ekonomike, mjedisore dhe komunitare.
  • Hartim dhe monitorim politikash, strategjish dhe planesh zhvillimi.
  • Organizim trajnimesh dhe programesh edukimi e kualifikimi.
  • Shërbime dhe asistencë teknike për institucione, biznese dhe organizata.
  • Nisma komunitare në të drejtat e njeriut, mjedis, shëndet dhe zhvillim social.

Vlerat

Si punojmë

Integriteti

Ndershmëri, etikë, transparencë, ekspertizë, efikasitet dhe llogaridhënie në menaxhimin e burimeve dhe raportimin e rezultateve.

Klima

Vlerësim i kontributit të secilit, respekt i ndërsjellë dhe përmirësim i vazhdueshëm i kushteve të punës.

Kultura

Tërësia e vlerave të krijuara gjatë historisë: komunikimi, mentaliteti i skuadrës, vendimmarrja dhe trajnimet.

Filozofia

Vlerat tona kodifikohen në një parim të thjeshtë: shërbim, cilësi, vlerë.

Rrjetet

Pjesëmarrja në rrjete të shoqërisë civile

  • EKOLËVIZJA
  • Rrjeti Ballkanik i Mjedisit
  • SELDI
  • URSHC
  • BCSDN
  • PASOS
  • CIVICUS
  • EMI
  • ECAS
  • WB6