Projektet

Punë konkrete, në komunitete konkrete

Projektet janë aktiviteti kryesor i organizatës. Më poshtë një përzgjedhje e projekteve të zbatuara, me donatorë, periudhë, përfituesë dhe rezultate.

Promovimi i zgjidhjeve inovative për mbrojtjen e mjedisit

Ndërgjegjësim dhe promovim i zgjidhjeve inovative për mbrojtjen e mjedisit në Bashkinë Berat, duke nxitur përfshirjen e komunitetit dhe aktorëve lokalë në praktika të reja për zhvillim të qëndrueshëm.

Përfituesit: Komuniteti lokal, të rinjtë, grupet komunitare dhe institucionet vendore.

Për më shumë
Vendi
Bashkia Berat
Periudha
Në zbatim
Donatori
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rezultate

  • Ndërgjegjësim i komunitetit për mbrojtjen e mjedisit.
  • Promovim i zgjidhjeve dhe praktikave inovative mjedisore.
  • Bashkëpunim ndërmjet komunitetit dhe aktorëve lokalë.

Pjesëmarrja qytetare për monitorimin e fondeve publike

Rritje e pjesëmarrjes qytetare në monitorimin e përdorimit të fondeve publike, forcim i kapaciteteve të komunitetit dhe bashkëpunim me institucionet vendore për transparencë dhe llogaridhënie.

Përfituesit: Qytetarët, grupet komunitare dhe aktorët e shoqërisë civile në Bashkinë Kolonjë.

Për më shumë
Vendi
Bashkia Kolonjë
Periudha
05/05/2024 – 30/09/2024
Donatori
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rezultate

  • Informim dhe ndërgjegjësim mbi fondet publike.
  • Rritje e kapaciteteve qytetare për monitorim.
  • Nxitje e transparencës në përdorimin e fondeve publike.

Rindërto Traditat, Zhvillo të Ardhmen

Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, fuqizimi i traditave lokale dhe nxitja e zhvillimit ekonomik e turistik nëpërmjet vlerësimit të identitetit kulturor të komuniteteve.

Përfituesit: Komunitetet lokale, artizanët, të rinjtë dhe aktorët e turizmit kulturor.

Për më shumë
Vendi
Mirditë
Periudha
25/04/2024 – 12/08/2024
Donatori
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Rezultate

  • Promovim i traditave dhe trashëgimisë kulturore.
  • Përfshirje e të rinjve në aktivitete kulturore.
  • Lidhja e trashëgimisë me zhvillimin lokal.

Shtigje të Reja Turizmi në Luginën e Valbonës

Evidentim dhe promovim i shtigjeve dhe potencialeve turistike të Luginës së Valbonës, me synim rritjen e vizitueshmërisë dhe mbështetjen e turizmit të qëndrueshëm lokal.

Përfituesit: Komuniteti lokal, vizitorët dhe aktorët lokalë të turizmit.

Për më shumë
Vendi
Lugina e Valbonës
Periudha
10/03/2023 – 05/12/2023
Donatori
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Rezultate

  • Evidentim dhe promovim i shtigjeve turistike.
  • Promovim i turizmit të qëndrueshëm.
  • Mbështetje e aktorëve lokalë të turizmit.

Rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile

Rritje e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Bashkinë Himarë nëpërmjet informimit, trajnimit dhe forcimit të aftësive organizative.

Përfituesit: Organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë komunitarë në Himarë.

Për më shumë
Vendi
Bashkia Himarë
Periudha
01/09/2022 – 22/12/2022
Donatori
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rezultate

  • Trajnime dhe aktivitete informuese.
  • Përmirësim i menaxhimit të aktiviteteve.
  • Pjesëmarrje e shoqërisë civile në zhvillimin lokal.

My Career from Zero to Hero

Zhvillim i aftësive dhe kapaciteteve të të rinjve për orientimin profesional, me informim, trajnim dhe përmirësim të aftësive të nevojshme për tregun e punës.

Përfituesit: Të rinjtë dhe grupet e interesuara për karrierë në Shqipëri.

Për më shumë
Vendi
Shqipëri
Periudha
14/07/2016 – 30/11/2017
Donatori
Bashkimi Evropian

Rezultate

  • Orientim dhe planifikim karriere.
  • Aftësi për integrimin në tregun e punës.
  • Aktivitete trajnuese dhe informuese.

Ndërgjegjësim për ngritjen e grupeve komunitare

Ndërgjegjësim dhe mobilizim i komunitetit në Kavajë, nxitje e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe krijim i grupeve komunitare për adresimin e problematikave lokale.

Përfituesit: Banorët dhe grupet komunitare në qytetin e Kavajës.

Për më shumë
Vendi
Kavajë
Periudha
19/11/2014 – 20/02/2015
Donatori
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Rezultate

  • Krijim dhe funksionim i grupeve komunitare.
  • Identifikim i nevojave të komunitetit.
  • Nxitje e iniciativave komunitare.