Programi demokratik
Zgjedhje të lira, pjesëmarrje qytetare, transparencë dhe llogaridhënie e institucioneve vendore.
Politikat & programet
Politikat e organizatës synojnë një sistem të integruar rregullash, strategjish dhe planesh për veprim, monitorim dhe vlerësim. Programet janë pjesë e këtyre politikave; projektet janë pjesë e programeve.
Zgjedhje të lira, pjesëmarrje qytetare, transparencë dhe llogaridhënie e institucioneve vendore.
Fëmijët, të rinjtë, gratë, pensionistët dhe grupet në nevojë — shërbime, informim dhe mbrojtje e të drejtave.
Sipërmarrje sociale, aftësi për tregun e punës dhe asistencë teknike për biznese dhe institucione.
Mbrojtja e mjedisit, zgjidhje inovative, monitorim i ndotjes dhe zhvillim i qëndrueshëm urban.
Ndërgjegjësim për shëndetin publik dhe nisma komunitare parandaluese.
Trashëgimia kulturore, traditat lokale dhe shtigje të reja për turizmin e qëndrueshëm.
Prodhuesit vendas, praktika të qëndrueshme dhe lidhja e fermerit me tregun.
Plani strategjik
Misioni është përkthyer në objektiva strategjike përmes një plani afatgjatë, hartuar me anëtarësinë, ekspertët, komunitetin, institucionet dhe donatorët. Plani bazohet në analizën PEST për kontekstin e jashtëm dhe analizën SWOT për kontekstin e brendshëm, dhe përmirësohet rast pas rasti sipas kushteve të reja.
Metodologjia
Kërkim, intervista, të dhëna statistikore dhe dëgjesa me komunitetin.
Bashkëbisedim ndërmjet organizatës, komunitetit të interesuar dhe organeve të qeverisjes.
Përcaktimi i rrugës më efektive dhe përgatitja e projektit.
Sigurimi i fondit, plani vjetor, detajimi i detyrave dhe zbatimi i aktiviteteve.
Matje e progresit në tre shkallë: punonjës, departament dhe organizatë.
Burimet bazë të financimit janë grantet e donatorëve, të fituara përmes projekt-propozimeve, si edhe shërbimet e ekspertizës për të tretët. Organizata vepron sipas rregullores për menaxhimin financiar, paguan rregullisht detyrimet tatimore, përgatit bilancet sipas standardeve të kontabilitetit dhe kryen auditim të përgjithshëm çdo vit, si edhe sa herë e kërkojnë donatorët.